Danubi blu dhe kuajt e egër
Dokumentar, Arte, 2009. Delta e Danubit në jug të Rumanisë është një spektakël i jashtëzakonshëm i natyrës dhe përbën një nga ekosistemet më unike në Evropë. 30 vitet e fundit një specie e re po popullon këtë deltë, kuajt e egër. Ekologjistët janë të shqetësuar për rritjen e pakontrolluar të numrit të tyre. Cilat janë propozimet për një zhvillim harmonik të deltës së Danubit dhe elementëve që popullojnë atë?